Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dokumentet e ILDKP-së lidhur me pasurinë e deklaruar të Kryeministrit Rama, dhe debatit që ky i fundit pati një ditë më parë me studentët në Vlorë për vilën në Surrel.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha lexoi deklarimin e bërë nga vetë Rama, për të cilën theksoi se nëse këto nuk janë të vërteta, atëherë ai do të mbante përgjegjësi.
Sipas Berishës, referuar dokumenteve zyrtare, Rama ka deklaruar pasuri në gjithë këto vite vetëm 2900 euro.
“Si tha, ka thënë Berisha që kam deklaruar 2000 euro? Ja ku i ka të faktuara. Sipas ILDKP në vitin 2004 nuk ka deklaruar asnjë konto bankare. Në 2006, nuk deklaron asgjë, as kursime, as dhurata, as prona. Nëse këto janë të falsifikuara unë mbaj përgjegjësi direkte, janë dokumente të ILDKP. Në 2008, ka në llogari bankare 40 mijë lekë. Në euro ka të deklaruara 2937 euro të deklaruara sipas ILDKP. Ky është vetëm fillimi i fundit tuaj more të mjerë. Prandaj studentët nuk ju besojnë më ju. “ tha Berisha
Kujtojmë se një ditë më parë, një student pyeti Ramën për vilën në Surrel kur ka vetëm 2000 euro pasuri të deklaruara, ndërsa përgjigja e Kryeministrit ishte se këto janë akuza dhe shpifje të Berishës
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi