Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pritur të dielën për të bërë komentet mbi Qeverinë “ Rama 2”, e cila pritet të prezantohet nga Kryeministri gjatë punimeve të Asamblesë së PS-së.
Përmes një postimi në fb, Berisha thotë se “Noriega neser shpall tepsi-qeverine”.
Berisha: “Te dashur miq, neser Noriega shpall para shqiptareve tepsi-qeverine. Pra neser shqiptaret do shohin nje pamje unike, nje grup ndrikullash dhe kumbaresh te ulur rreth nje tepsie te mbushur plote e perplot, dhe qe duke ngrene kendojne kengen popullore me refrenin tashme te njohur:
“rrofsh e qofsh o timonieri yne
qe na e mbushe plote tepsine!!
me hallva e bakllava
lum tepsia qe te ka!”
Të dielën më 27 gusht, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të saj, organin e dytë më të rëndësishëm vendimmarrëvse pas Kongresit.
Gjithashtu në këtë mbledhje do të marrë formë edhe qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Rama pas fitores i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit me 74 mandate.
Kabineti i ri qeveritar pritet të jetë shumë më i vogël nga sa është deri tani me 19 ministri dhe një zëvendës kryeministër, ku shumë prej këtyre dikastereve do të shkrihen apo do t’i bashkangjiten ministrive të tjera.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...