Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi sot se raporti për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e Jashtme (AFET) i Parlamentit Europian denoncoi farsën elektorale të 11 majit.
Në një prononcim për mediet nga Brukseli, Berisha u shpreh se “raporti damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës”.
“Në raport damkoset regjimi i Edi Ramës si një regjim në të cilin ndërhyhet politikisht fuqishëm në sistemin e drejtësisë. U shpreh shqetësimi i madh për stokun e madh të dosjeve, çka nënkupton mungesë procesi ligjor të drejtë për qytetarët shqiptarë”, tha ai.
Berisha nënvizoi se raporti indirekt dënon ligjin e investimeve strategjike, si dhe mbështet fuqishëm kërkesat e pronarëve shqiptarë.
Kreu i PD-së informoi se edhe në seancën e sotme të Asamblesë Politike të PPE-së eurodeputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të PPE, Gahler mbështeti fuqishëm të gjitha denoncimet e raportit të OSBE/ODIHR dhe në mënyrë të veçantë u ndal në denoncimin e pjesëmarrjes së krimit të organizuar në zgjedhje, bashkëpunimin e politikës me krimin në Shqipëri.
“Paralajmërojmë të gjitha format e angazhimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit për votën e tyre”, tha Berisha.
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri