Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha edhe sot denoncoi manipulimet sipas tij të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kreu i PD-së përsëriti sërish kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe përsëritje të zgjedhjeve parlamentare, pasi sipas tij ishin një “farsë elektorale”.
“Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, “farsa elektorale prodhoi një narkoparlament”.
Berisha shtoi se “zgjedhjet i ka damkosur në mënyrë përfundimtare misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës. Kjo është e vërteta”.
“E vërteta tjetër mendoj unë se SHBA-të bazuar në këto dokumente dhe natyrisht në informacionet e tjera që kanë vetë, nuk janë shprehur për këto zgjedhje, duke respektuar standardin ndërkombëtar në këto raste, i cili kërkon që raste si këto qëndrimet të shprehen pasi të finalizohet procesi me të gjitha problematikat e tij”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi se “qëndrimi ynë bazohet mbi të vërteta të pamohueshme, me asgjë nuk mund të mbulohet farsa elektorale dhe shkelja e të gjitha parimeve bazë”.
LVV: Aktgjykimi i Kushtetueses thekson atë që ne e kemi përs...
Giroud pranë kalimit tek Lille
Kosova pranon 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: U vu nën presi...
Kusari-Lila: Kushtetuesja tha se konstituimi është detyrim –...
Ish-futbollisti i Milanit, Alberto Gilardino zyrtarizohet si...
Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer nj...