Sali Berisha nuk ka asnjë dyshim se më 14 Maj koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të marrë shumicën e bashkive të Shqipërisë.
Në TvKlan.al ai tha se këtë besim e bazon në të dhënat të sondazheve dixhitale.
Sali Berisha: Unë mund të them se as me gishtat e 2 duarve, nuk numërohen bashkitë që nuk fitojmë. Më datën 15, Shqipëria gdhin blu, Tirana blu, Elbasani blu, Durrësi blu.
Ndonëse nuk dha një shifër për numrin e bashkive që do fitojë, kur u pyet për Tiranën, u shpreh i sigurt se atë do e fitojë Belind Këlliçi.
Sali Berisha: E katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi.
Një tjetër bashki që është i bindur se do kthehet në blu, është edhe ajo e Elbasanit.
Sali Berisha: Bluja e hapur është Luçiano Boçi. Gledian Llatja është kjo pjesa këtu.
Si avantazh në këtë garë, evidenton kandidatët dhe programet që ata kanë paraqitur.
Sali Berisha: Fryma e jashtëzakonshme që elektrizoi dhe e dyta, programet e shkëlqyera të kandidatëve tanë.
Ramën e sfidoi sërish me debat publik për të bërë transparencën dhe për të përballur ofertat elektorale.
Sali Berisha: Ajo strategji që e detyron atë të mos vijë sonte këtu ballë përballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve të gjitha, por nuk vjen dot ai këtu.
Enkelejd Alibeajn e konsideroi peng të Edi Ramës që synon të dëmtojë Partinë Demokratike.
Sali Berisha: Po të ishte i lirë, del e thotë “shiko im vëlla, 1,2,3 nuk kam asnjë lidhje me të” dhe asnjeri nuk ka të drejtë të thotë se ka lidhje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...