Lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se do të thërrasë në takime deputetët e grupit parlamentar të PD.
Ish-kryeministri tha se pret që ligjvënësit e PD të pajtohen me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Gjithashtu, Berisha tha se në takime do të thërrasë edhe kritikët me të egër të tij Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianjin, Grida Dumën dhe Jorida Tabakun.
“Do filloj t’i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara”, u shpreh Berisha./Syri.net/
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi