Bëri kunatën për spital, arrestohet 45-vjeçarja në Lezhë

12:56 | 6 Korrik 2021

Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçare, e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj. Sipas uniformave blu është arrestuar A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin.

Kjo e fundit ditën e djeshme ka rrahur kunatën Dava Ndoj 34 vjeçe, duke i shkaktuar plagë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë,” thuhet në njoftimin e policisë./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara