Një 23-vjeçar banues në fshatin Lybeshë të Beratit i ka dhënë fund jetës këtë të mërkurë. Autoritetet lokale njoftojnë se i riu me inicialet J.A është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij nga familjarët.
Nga hetimet paraprake dyshohet që 23-vjeçari të jetë vetëvrarë për shkak se nuk u bënte dot ballë kushteve të rënda ekonomike.
Nga dëshmitë e mbledhura nga fqinjët e tij rezulton se, i riu jetonte në varfëri dhe të vetmin burim të ardhurash kishte punën në pllakat e gurit në malin e Tomorrit.
Gjithashtu, dyshohet se i ndjeri vuante edhe nga depresioni dhe kishte një gjendje të rënduar psikologjike.
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...
Dalin pamjet, si nisi zjarri që “përpiu” gjysmën e pallatit ...
Papa Leone XIV me thirrje për ndaljen e luftës në Ukrainë: A...
Milan fiton minimalisht ndaj Veronës, triumf i madh i cili i...
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës