Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Përrenjas dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në Rrajcë.
“ABC” mëson se një makinë tip “Benz” me targë “AA125 MB” e drejtuar nga Xhevo Dashi është përplasur me një traktor, raporton abcnews, transmeton portali arbresh.info
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në kabinën e traktorit, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor.
Policia ka shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit drejtuesin e “Benz”-it, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër