Elbasan -Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për vjedhje.
Sipas policisë i arrestuari është F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin A. D.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Elbasanit.
Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i cili ishte kthyer në shqetësim për qytetarët.
Zbardhen dhe 4 vjedhje të kryera nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin shtetases A. D.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./TCH
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...