Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.
“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
“Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë’, vijoi Begaj.
“Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim”, shkroi Presidenti në profilin e tij zyrtar në X.
Partia Laburiste e udhëhequr nga kryeministri Anthony Albanese në Australi fitoi zgjedhjet parlamentare, sipas parashikimeve të transmetuesit publik ABC, bazuar në rezultatet paraprake.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...