Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri.
Begaj u shpreh se Shqipëria është thellësisht mirënjohëse ndaj Këshillit Evropian për mbështetjen në vijueshmëri tëpolitikave të zgjerimit të BE-së.
“Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së vjen natyrshëm nga zgjedhja jonë historike. Për më shumë se tri dekadash, populli shqiptar mbështet në mënyrë të palëkundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e parë këtë si konsolidim të demokracisë, zhvillim ekonomik tëmëtejshëm dhe stabilitet rajonal. Shqipëria është e dedikuar në mbështetje dhe respektim të tëdrejtave themelore të njeriut, duke përfshirë këtu të drejtat e minoriteteve, demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne besojmëfort se Bashkimi Evropian mbetet mjeti më efektiv gjeopolitik për të adresuar sfidat e sigurisë, pasiguritë dhe sfidat ndaj paqes dhe stabilitetit. Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si lehtësuese e dialogut dhe urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër tëEvropës, duke qenë shtyllë mbështetëse për përballimin e sfidave gjeopolitike”, tha Begaj.
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...