Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mikpriti sot në një takim përfaqësues të “MÜSİAD Albania”, organizatë e sipërmarrësve të pavarur turq dhe shqiptarë në Shqipëri.
Gjatë takimit, Begaj theksoi se Turqia është një vend mik e aleat, si edhe partner mjaft i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë në fushën e investimeve dhe tregtisë, transmeton Arbresh.info.
Begaj përgëzoi sipërmarrësit për hapjen e degës së MÜSİAD në Tiranë, duke e vlerësuar atë si një shtysë për rritjen e tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare dhe si një nismë nga e cila përfitojnë edhe bizneset shqiptare që synojnë të investojnë në Turqi.
Kreu i shtetit shqiptar inkurajoi përfaqësuesit e “MÜSİAD Albania” të thellojnë bashkëpunimin për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, që po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për investimet vendase e të huaja.
“Forcimi i bashkëpunimit të investitorëve, sjell zhvillim të mëtejshëm e të qëndrueshëm, gjë që ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë”, tha Begaj./Arbresh.info
Pse Osmani nuk u propozua për presidente nga VV? – flet Kusa...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një...
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...
Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...