Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach.
Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores austriake, së cilës i uroi suksese përgjatë shërbimit diplomatik në Shqipëri, duke i shprehur mbështetjen e tij dhe të autoriteteve shqiptare.
Gjatë bisedës u vlerësua niveli i lartë e i shkëlqyer i marrëdhënieve shqiptaro-austriake dhe u theksua njëherazi nevoja për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes fuqizimit të rolit të Komisionit të Përbashkët Ekonomik për zgjerimin e tregtisë, investimeve dhe turizmit.
Begaj shprehu mirënjohje ndaj Austrisë për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë në Shqipëri nëpërmjet projekteve konkrete në shumë fusha, si: në drejtësi, arsim e mbrojtje, për lobimin përgjatë procesit të integrimit në BE, kontributin ndaj Kosovës përmes KFOR-it, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal./Arbresh.info
Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve
Dogana e Kosovës konfiskon 56 kavanoza me mjaltë në Aeroport...
Presidentja Osmani takon kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, disku...
Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, pëson lëndime në krahun ...
Kurti dhe Nagavci marin pjesë në përurimin e shkollës së mes...
Kurti takoi bashkëthemeluesin dhe ish-udhëheqësin e Lidhjes ...