Gjatë qëndrimit në Varshavë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e dy dhomave të ligjvënësve polakë.
Presidenti Begaj u prit fillimisht nga Kryetari iParlamentit, Szymon Hołownia dhe më pas nga Kryetarja e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska.
Bisedat u fokusuan në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë, të vlerësuara në nivel të shkëlqyerpolitik, si dhe në nevojën e bashkimit përballësfidave të epokës, me të cilët përballen dy shtetet qëmbrojnë vlera të përbashkëta europiane.
Presidenti i Republikës shprehu bindjen për forcimine bashkëpunimit mes dy vendeve.
Për sa i përket mbështetjes së Polonisë ndajShqipërisë për Integrimin në BE, Presidenti Begajtheksoi se shpreson në nxitjen dhe përshpejtimin e këtij procesi kur Polonia të marrë Presidencën e Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025.
Kreu i Shtetit vlerësoi njohjen mga ana e Polonisë te shtetit të Kosovës duke qenë një ndër vendet e para dhe kërkoi vendosjen e plotë të marëdhënieve diplomatike në një të ardhme sa më të afërme.
Presidenti Begaj, zhvilloi edhe një ceremoni nderimi pranë varrit të Ushtarit të Panjohur në Varshavë, kuvendosi një kurorë me lule./Arbresh.info






KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...