Socialistët e mbështetën Bajram Begajn me 37 firma. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se firmat u morën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS.
Duheshin minimumi 20 firma për të mbështetur Begajn. Kandidatura me firmat e deputetëve dorëzohet brenda orës 12:00 të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Mirëpo, ndërkohë që orët kalojnë duket se po krijohet një ngërç. Begaj që të nisë rrugëtimin e tij për në krye të shtetit, i duhet firma e presidentit aktual Ilir Meta që e liron atë nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. E gjitha kjo ndodh, ndërkohë që Meta ndodhet në një vizitë në Turqi.
Aktualisht kryeministri Edi Rama dhe Taulant Balla janë në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit me Klotilda Bushkën për të gjetur një hapësirë ligjore për të shmangur ngërçin në fjalë.
Kujtojmë se në orën 18:00 sot do të zhvillohet seanca e posaçme në Kuvend për të votuar kandidaturën e Bajram Begajt për president./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...