Bashkimi Evropian vendosi këtë të mërkurë të njohë vaksinat që kanë bërë shqiptarët.
Sipas vendimit të Komisionit Evropian, vendet e BE-së do të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.
Rama ka shkruar se shqiptarët tashmë mund të lëvizin të lirë me pasaportën digjitale të vaksinimit.
“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembull kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka.”, shkroi Rama në një postim në Facebook. /arbresh.info/

Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...
Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe