Tensioniet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duket se nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga Këshilli i Evropës.
Në mbledhjen e sotme të mbajtur në Bruskel dhe ku u ra dakord nga ana Ministrave të Jashtëm të BE-së për rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë, në paragrafin e fundit, por jo më pak të rëndësishmin, KiE ndalet pikërisht tek marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët.
Në të theksohet se deklaratat e fundit të bëra, dhe që nënkuptojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duhet të shmangen pasi ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
“Këshilli mirëpret vazhdimin e angazhimit konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe nënvizon rëndësinë për të siguruar marrëdhënie të mira të fqinjësisë, çka është thelbësore. Veprime apo deklarata të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”. thuhet në deklaratën e KiE të zbardhur nga ana e “Zërit të Amerikës”.
Në këtë mënyrë, BE duket se “i ka tërhequr veshin” kryeministrit Edi Rama duke parë deklaratat e tij të fundit për çështjen çame, dhe probleme të tjera që lidhen mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Po ashtu edhe pala greke, si pjesë e familjes europiane, disa herë ka paralajmëruar për veto, nëse nuk respektohet prioritetet, dhe mbi të gjitha të drejtat e minoritarëve grekë në Himarë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...