Bashkimi Evropian i ka dhuruar Shqipërisë rreth 20 mijë teste për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera e cila shkruan se ky dhurim ka ardhur pas kërkesave të bëra nga Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i cili shkruan se Bashkimi Evropian do të qëndrojë gjithmonë pranë Shqipërisë.
“Bashkimi Europian donacione për Shqipërinë me material për kontrollin e Covid-19.
Këto komplete do të lejojnë 20,000 teste të kalibrojnë Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë” shkruan Soreca.
Ndërkohë Calavera shkruan:
“BE dhuron komplete testimi pas kërkesës nga Institutet e Shëndetit Publik në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dërguar sot. Së bashku më të fortë.”
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër