Marrëveshja e Shqipërisë dhe Italisë, që Tirana të merrte 20 emigrantë nga Eritrea, të mbetur në një anije të bllokuar pranë portit të Catanias, duket se do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar.
Kjo pasi Bashkimi Europian ka reaguar, duke thënë se ligjet e brendshme të unionit, por edhe ato ndërkombëtare, nuk e lejojnë aplikimin e një marrëveshjeje të tillë.
E vetmja mënyrë që 20 emigrantët të dërgohen nga Italia në Tiranë, është që ata vetë të shfaqin vullnetin e tyre të lirë për të shkuar në Shqipëri.
Në të kundërt, një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil. Aq më tepër, për t’i dërguar në Shqipëri, një vend që nuk është as vendi i origjinës, as destinacioni i tyre final dhe as vend tranzit në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”, tha zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud.
“Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi Bertaud./TCH
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...