600 nxënës të kryeqytetit në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore. Bashkia e Tiranës u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre.
Kjo u bë e mundur me miratimin nga Këshilli Bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.
Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.
Në këtë mënyrë bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve të Tiranës edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd./Abcnews.al/
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...
Konfirmohet rasti i parë i etheve të Nilit në Maqedoni, qyte...
Presidenti çek i kërkon NATO-s reagim më të ashpër ndaj Rusi...
Bisedimet pa marrëveshje për mospërhapjen bërthamore, Guterr...
Rama: Mikpritja në Tokio, shenjë respekti për Shqipërinë
Prokuroria jep detaje për tragjedinë me katër viktima në Shk...