Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka bërë të ditur se ka kërkuar intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacionit midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Tutje, ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit./Arbresh.info
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...