Basha: Zgjidhje politike ose qytetarët nisin spastrimet më 16 shkurt

10:38 | 7 Shkurt 2019

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje mazhorancës që t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, pasi sipas tij vendi është në krizë totale.

Basha u shpreh se në datën 16 shkurt populli do marrë në dorë fatin e vendit, ndërsa komentoi edhe Projektligjin që po diskutohet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për peshkimin”.

“Sot është rasti i parafundit për ti bërë thirrje ndërgjegjes socialiste që ti hapin rrugë zgjidhjes politike përpara se populli të marrë në dorë fatin e vendit. Se sa larg realiteti është ky parlament kukull i krimit dhe oligarkisë kjo dihet. Peshkatarët janë lënë në mëshirë të fatit. 20-30 mijë euro u kushton remonti çdo vit. Këta nuk hedhur asnjë qindarkë që këto riparime të bëhen aty dhe të ulen kostot e operimit për peshkatarët. Vendi është në krizë totale dhe këto ligje që sjellin këta këtu janë ligje zhvatje. Këta aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të drogës. Kriza ka arritur dimensione tragjike”- tha Basha.

“Rasti në Vlorë, të gjitha simptoma të një krize totale që ka mbërthyer vendin. Kam vizituar disa qendra të vendit dhe kam parë një realitet të tmerrshëm, gjysma e bizneseve të mbyllur, gjysma me brenda vetëm një njeri, i vetëpunësuari. Paratë që duhet t’i paguajnë këtyre me gjoba, tejkalojnë cdo fitim minimal nga kjo xhiro. Vendi është në krizë ekonomike e në luks janë një grusht oligarkësh të lidhur me krimin. Si asnjëherë kjo sallë nuk i takon qytetarëve shqiptarëve, por me ata që VOA ua përplasi në fytryrë, me bandat, Shullazët,Avdylajt, me krimin, shkruan balkan web.

Një qeveri dhe një parlament i ulur këtu më votat e krimit nuk ka asnjë hall me qytetarët. Ndaj ata ndihen te braktisur. Institucionet ekzistojnë si pjesë e një kontrate sociale për disa detyra elementare. Siguria zero, shëndetësia në mesjetë, punësimi plaga më e madhe. Gjysma e popullsisë jetojnë me më pak se 5 $ në ditë, a duan t’ja dinë këta, sigurisht që jo. Gjysma e atyre këtu në sallë nuk kanë asnjë lidhje me këtë. Çfarë janë 5$ për një kryeministër që brenda një ditë i jep 4.5 mln $ përmes transaksioneve të KESH. Zgjidhja e vetme qeveria tranzitore. Shqipëria e Europa s’do ju lejojë të vijoni këtë maskardë. Nuk do ketë hapje negociatash në qershor, dhe kjo ka vetëm një përgjegjës, kryeministri është faturë e rëndë për vendin s’kemi pse të vazhdojmë tapaguajmë këtë faturë. Zgjidheni politikisht këtë krizë, se prej 16 shkurtit qytetarët do marrin në dorë fatet e tyre për të nisur spastrimet.” -përfundoi kryedemokrati Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara