Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një komuniki live në Instagram, ka ripërsëritur apelin për palët politike në Shqipëri që të vendosin interesin kombëtar mbi gjithçka dhe të miratojnë amendamentin në buxhet për ndihmë ushtarake 50 milionë euro për Kosovën.
Sipas tij, gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist, por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë.
“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale.”, tha Basha.
Vota e emigrantëve
Basha tha se Partia Demokratike është në ballë të betejës për votën e emigrantëve
“Aktualisht Partia Demokratike ka dorëzuar në parlament propozimin se si të mundësohet votat për emigrantët. Së pari, Shqipëria një zonë elektorale. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik dhe shtrirja e kësaj infrastrukture në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët. Kjo do të mundësojë që të hiqet çdo pengesë reale apo artificiale që ka penguar të votohet aty ku jetohet. Ndryshimi kërkon që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të ndryshojnë Kodin Zgjedhor.”, tha Basha./rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...