Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, duke e konsideruar këtë sulm si një “mesazh mafioz”.
“Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar me breshëri automatiku. Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: kush shqetëson qeverinë, e ka fundin të shpejtë”, deklaroi Basha.
“Shpreh mbështetjen time për Klodiana Lalën dhe familjen e saj, si dhe për të gjithë gazetarët që denoncojnë lidhjet e qeverisë me krimin”, shtoi Basha.
Kreu i PD-së theksoi se “Edi Rama duhet të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje”
Në fund, Basha iu drejtuar kryeministrit me këto fjalë: “Edi Rama, do të mbash vetë përgjegjësi nëse gazetares Klodiana Lala i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat e krimit që ke nën urdhrat e tua”./Top Channel
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...