Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të martën se në ditën e 60-të të qëndrimit në çadrën e lirisë, është arritur një rekord i ri, 60 ditë protestë e pandalshme dhe me kushtin e vetëm e të pandalshëm të qeverisë teknike.
“Këtu ka vend për të gjithë qytetarët, përveç atyre kriminelëve. Ju e dini që Prill ka ca reshje, plakat e famshme. Por ne do i kalojmë dhe plakat. Ajo që nuk do ik dhe që forcohet çdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike e cila do të kryejë atë ç’ka do i ngarkojë populli”, tha kreu i opozitës.
Ai shtoi se interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtarë i shqiptarëve, i ka çuar shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhje.
“Kjo zgjidhje bashkon të majtë e të djathtë dhe ata që s’kanë mundësi të jenë këtu, kanë pasur këtu zëdhënësit e tyre dhe i kanë pasur kudo që zëri i lirë i tyre dëgjohet. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë ato që të gjithë kërkojmë “, deklaroi Basha. /Arbresh.info/
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...