Kryetari i Partisë Demokraike Lulzim Basha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me të rinjtë e PD-së me temë “Rinia dhe Inteligjenca Artificiale”.
Në fjalën e tij kryedemokrati theksoi se programi i Partisë Demokratike parasheh shpenzime për ringritjen e sistemit arsimor shqiptar.
Basha theksoi se çdo qindarkë që do të shpenzohet për arsimin do të ketë parimin që ajo të shkojë te studentët.
“Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindark që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një i qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë”, tha Basha.
Basha theksoi se një rini që ka si synim largimin nga vendi i shërben vetëm pushtetit, ndaj ai u zotua se do ta ndryshojë këtë qasje.
“Shqipërisë të autokracisë politike dhe ekonomike të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi, sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre”, tha ai./euronews.al
Mjegull në Sarajevë, anulohen fluturimet e këshillohet të që...
Policia e Kosovës e arreston një shtetas gjerman të kërkuar ...
Raketa bërthamore ruse Oreshnik dislokohet në Bjellorusi
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të energjisë: N...
Arrestohet personi i dytë i dyshuar për vjedhjen e matësve t...
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...