Shqipëria është kthyer në plantacion kanabisi, thotë kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për “Der Standard”, e përditshmja e njohur vjeneze që një ditë më parë kishte shkruar një artikull se, pas bojkotit të opozitës në Shqipëri qëndron Sali Berisha.
“Ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje ku rezultati është caktuar paraprakisht përmes krimeve dhe drogës”, është shprehur Basha.
I pyetur përse refuzoi ofertën e katër ministrave teknikë, zgjedhjes së efektivëve të policisë në njësitë administrative dhe kreut të KQZ-së, ai sqaron se në tryezë nuk iu hodh oferta e një qeverie teknike.
“Ne mendojmë se përmes ministrave teknikë mund të luftohet influenca e parave të narkotikëve e të realizohet reforma zgjedhore. Kërkuam që zgjedhjet të mbaheshin dhe numërimi të kryhej me sistem elektronik”, ka thënë Basha.
Sipas kreut të opozitës, ka firma europiane që mund ta kryenin këtë brenda pak javësh dhe gjithçka mund të organizohej nga fundi i tetorit. Ai ka thënë gjithashtu se 95% e personave me origjinë kriminale në Parlament dhe 70% në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...