Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pranishëm në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Maltë, gjatë fjalës së tij ka folur mbi protestën që po zhvillon opozita, që ka për synim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Duke qenë një vend kandidat për anëtarësimin në BE, – është shprehur Basha, – vendi e ka domosdoshmëri zhvillimin e zgjedhjeve të lira, gjë që sipas tij nuk mund të kryhet pa një qeveri teknike që të zbatojë edhe dekriminalizimin.
“Opozita ka hyrë në protestë që nga data 18 shkurt, sepse politika në Shqipëri është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe nuk mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike pa një qeveri teknike, që të zbatojë dekriminalizimin për të pastruar politikën”, tha ndër të tjera Basha.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër