Basha: Nesër bëjmë publike një tjetër aferë korruptive të Ramës

18:50 | 18 Dhjetor 2018

Edhe këtë mbrëmje kreu i opozitës Lulzim Basha, shkoi në mbështetje të banorëve te ‘Astiri’ që po protestojnë prej më shumë se një muaji.

Duke folur për mediat, Basha tha se se nesër do të publikohet një aferë korruptive.

Më poshtë pjesë nga deklarata e Bashës.

Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.

Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe. Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond

Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja. Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale