Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në homazhet shtetërore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt, themelues i UÇK-së, babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duke vlerësuar kontributin e Hilmi Haradinajt për lirinë e Kosovës, Lulzim Basha tha se ai dha kombit shqiptar cilësinë e qëndresës dhe patriotizmit.
“Sot vij për të ndarë dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj që kaq shumë i ka dhënë Kosovës. Nuk vij të ndahem me bacën Hilmi, por vij të nderoj idealin e pavdekshëm që quhet Hilmi Haradinaj” – u shpreh Basha.
Hilmi Haradinaj do të prehet në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, komuna e Deçanit, më Kosovë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...