Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.
Por, sot qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita jashtëparlamentare ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Ambasadori i OSBE-së Bern Bochard u pa sërish këtë të premte në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.
Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard. Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesve të Astirit e ka vlerësuar si të papranueshëm./tch/
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...