Lulzim Basha pranoi nga Burreli se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.
“Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Një gjë është e sigurtë: ka vetëm një rrugë, ajo e standardeve evropiane. Kjo nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, tha kreu i PD-së.
Basha tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj për jetë a vdekje.
Lideri i opozitës sulmoi sërish kandidatët socialistë për kryetar bashkie si të inkriminuar dhe trafikantë./TCH
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë