Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai i PS-së Edi Rama janë përfshirë në një debat virtual në orët e mbrëmjes.
Gjithçka mori shkas nga një deklaratë televizive e Ramës ku e ftonte për bashkëpunim Lulzim Bashën pas zgjedhjeve me kushtin që të ndahej nga ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Por Basha duket se e ka të qartë rrugën e tij.
“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”.
Në kundërpërgjigje Rama e pyet Bashën nëse për të janë më të rëndësishëm Berisha me Metën se vetë Shqipëria.
“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...