Gjatë fjalimi të tij para protestuesve në çadrën e lirisë përpara Kryeministrisë në ditën e 12 të tyre, kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në çështje aktuale ku ka akuzuar qenësinë për mosjmarrjen e masave për shpërndarjen e drogërave.
“Droga po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron brezin e ri. Ata që e shndërruar Shqipërinë në një hambar droge. Nuk e gjen gjë Shqipërinë nga mbjellja e drogës e kultivimi të drogës se thanë që tua shesim evropianeve. Kjo ishte gënjeshtra më e madhe dhe më e pacipë që nga koha e komunizmit. Kjo depërtoi në pjesën më vulnerabël atë studentore dhe të papunë të shqipërisë”,tha Basha, duke u ndalur në një shembull konkret në efektin e drogës të treguar nga Doris Pack. “Doris na shokoi kur tha se ajo kishte humbur një fëmijë. Një vajzë 20 vjeçare nga përdorimi i drogës”, tha ai. “Drogimi i shqiptarëve është gjëma e fundit e zezë që ko qeveri dhe ky kryeministër iu lanë shqiptarëve. Përcjellja e tij me votë popullore me zgjedhje të lira dhe të ndershme që mbyll këtë derë dhe hapet një tjetër”, shtoi Basha.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...