Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me disa nga mësuesit në Tiranë, me rastin e festës së 7-marsit, ku nuk dha asnjë koment të drejtëpërdrejtë për zgjedhjet e djeshme.
Teksa uroi mësuesit dhe i vlerësoi për rolin e tyre në arsim, Basha iu referua rezultatit të zgjedhjeve ku është drejt humbjes se thellë jo vetëm me PS-në, por edhe me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ku tha se sot është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit.
“Një falenderim të thellë për gjithçka keni bërë për brezin e ri. Urimin për 7 marsin e bëra në nisje, por për fat të keq nuk jemi rreth një tryeze feste. Nuk mund të jemi rreth një tryeze feste sepse situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Në vend që mësusesit t’ju ofrohen reforma, kushtet dhe të ngrihen aty ku e meritojnë, sot ndodhen në pozita të pafavorshme. Pagat janë zbritur krahasuar me rajonin. Këto janë probleme shumë të mëdha që vetëm kanë ardhur duke u rënduar, sepse ka munguar përputhja e fjalëve me veprat, me fjalë buxheti në arsim do ishte rritur dhe ky do kishte qenë lajm i mirë që s’do kishte shqiptarë që s’do e kishte përkrahur. E kundërta ka ndodhur, edhe si përqindje, mësuesit shqiptarë mbeten më të diskriminuarit.
Edhe pse është një ditë e vrenjtur, jo vetëm në kuptimin e motit, dua tju uroj gëzuar festat gjithë mësuesve gëzuar 7-marsin. Gjithçka që kemi arritur në jetë, ju dedikohet ju njësoj si prindërit biologjik”, tha Basha./TopChanel/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata