Kreu i PD gjatë takimit me banorë të zonës së Paskuqanit, bisedoi edhe me një qytetar i cili theksoi se po falimenton nga taksat.
“Kam tre anëtarë në emigracion. Kam hapur një biznes dhe jemi drejt falimentimit. I bëj thirrje nipit të Spiro Kolekës, të mos tallet me nervat e kuksianëve, ta heqë taksën e “Rrugës së Kombit”. Vetëm po falimentoj. Nuk punësoj dot punëtorë. Nuk kam. Edi Rama mos na presë me 16 Mars, të ikë”#, u shpreh ai.
Basja i premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljen e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qendrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët”, tha Basha./tch
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...