Menjëherë pas daljes nga takimi dhe shtrëngimi i duarve me kryeministrin Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha u ndal për të përshëndetur mbështetësit e PD-së në çadrën e protestës dhe t’u komunikonte marrëveshjen.
“Gjithçka ka ndryshuar dhe e pamenduara tre muaj më parë, është arritur. Marrëveshja i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nesër (sot) nisim përgatitjet për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj”, tha kreu i PD-së.
Gjithsesi, Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.
“Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë”, tha Basha./ Top Channel
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...