Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehet se “ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik”.
Përmes një video-mesazhi Partia Demokratike akuzon qeverinë se po fsheh të vërtetën për humbjen e jetës së 24 njerëzve nga 2 pallatet e shembura në Thumanë, gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Deklarata e plotë:
Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!
2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.
Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.
Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...
Fabrizio Romano i hedh poshtë spekulimet për një largim të m...
Zhduket një burrë në Vushtrri
Ceballos drejt largimit nga Real Madridi, destinacioni i ri ...