Banorët e “Astirit” në Tiranë, pas më shumë se 2 muaj protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre, kanë marshuar për në shtëpinë e kryeministrit Rama në Surrel.
Ata janë duke u drejtuar edhe nga deputeti demokrat Klevis Balliu. Banorët janë shprehur se Rama nuk mund të prishë shtëpitë e tyre, ndërsa të veten e ka në Surrel, me pajisje tepër të mira e se askush nuk ia prish.
Banorët në Unazën e Re janë ngritur në protestë prej disa kohësh. Ata kërkojnë që të anulohet projekti korruptiv, Rama të distancohet nga projekti që e konsiderojnë skandaloz dhe për shtëpitë e tyre të bëhen legalizime, ashtu siç edhe ka qenë premtimi. Po banorët kanë thënë se Gjiknuri duhet të shkojë në burg, kurse janë shprehur se duhet të ketë përgjegjësi pas skandalit me letra të falsifikuara të kompanisë fituese./shekuli/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit