Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, priti sot presidentin e Rajonit të Friuli Venezia Giulia, Massimiliano Fedriga, teksa Shqipërinë e vizituan vitin e kaluar rreth 1 milion turistë italianë e, këtë vit, ky numër pritet të dyfishohet.
Ministri i Brendshëm tha se, lajmi më i përhapur për Shqipërinë është certifikimi ndërkombëtar si një destinacion evropian me siguri publike mbresëlënëse.
Ai nënvizoi faktin se, Shqipëria ka ofruar dhe ofron potenciale të mëdha në fushën e turizmit, jo vetëm për vijën e mrekullueshme bregdetare, cilësinë e ushqimit, por theksoi edhe një element kyç, siç është siguria publike për pushuesit.
Balla tha se, në mbi 10 milionë turistë që erdhën vitin e kaluar, nuk u regjistrua asnjë incident serioz. Policia dhe autoritetet iu kanë ardhur në ndihmë në çdo rast që është kërkuar.
Gjithashtu Balla ftoi investitorë italianë të rrisin prezencën e tyre në vendin tonë në sektorë me interes, si energjia e rinovueshme apo bujqësia.
Delegacioni nga vendi mik shprehu interes jo vetëm për rritjen e numrit të shkëmbimeve turistike në dy vendet, por edhe për gjetjen e hapësirave të tjera për investime.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke pranuar ftesën për një vizitë në Itali, propozoi mbajtjen e një forumi në Trieste me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, për rritje e sigurisë dhe luftën ndaj trafiqeve./atsh
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...