Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit janë në krye të detyrës për mbarëvajtjen e Samitit Evropë Juglindore-Ukrainë.
Balla me anë të një postimi në Facebook tha se Shqipëria sot mikrept në këtë samit, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, shkruan Arbresh.info.
“Shqipëria mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus Policia e Shtetit, Garda e Republikës janë në krye të detyrës për mbarëvajtien e këtij Samiti të rëndësishëm”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...