Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se PS do depozitojë kërkesë për shkarkimin e Edi Palokës si nënkryetari i Kuvendit, pas veprimeve të tij në Kuvend.
“PD kryen atë akt të turpshëm në sy të Talat Xhaferit. Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë. Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Garda të bëjë hetimet e veta për turpin që bëri nënkryetari i Kuvendit. Ne do të depozitojmë kërkesën për shkarkimin e Palokës si nënkryetar i Kuvendit”- tha Balla.
Kujtojmë se Edi Paloka ka hedhur bojë me shiringë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës.
Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten