Shqipëria i ka dorëzuar Emirateve të Bashkuara draft-marrëveshjen për ekstradimin e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë inspektimit të ambienteve të reja të Drejtorisë së Policisë Dibër.
Teksa u ndal tek arrestimi në Dubai i ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Julian Meçaj, Balla u shpreh optimist për të finalizuar operacionin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Për të inspektuar nga afër godinën e rikonstruktuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, e pranishme ishte dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.
Godina e re du u shërbejë 300 efektivëve të policisë, pasi krahas Drejtorisë Vendore të Dibrës do të instalohet edhe Komisariati i Policisë si dhe komisariati i Kufirit dhe Migracionit./Tv Klan
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...