Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla gjatë vizitës që kishte dje në Elbasan tha se do të garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë shkollave.
“Do të garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin”, ka shkruar Balla krahas videos të ndarë në Facebook, shkruan Arbresh.info
Balla tha se duhet të dalim përpara ngjarjeve kriminale, duke e rritur kështu kontrollin dhe fuqinë gjurmuese ndaj grupeve kriminale.
“Duhet tu dalim përpara ngjarjeve kriminale, duke rritur kontrollin dhe fuqinë tonë gjurmuese ndaj planeve dhe lëvizjeve të elementëve dhe grupeve kriminale. Pres nga Drejtoria e Elbasanit rezultate konkrete në zbulimin e autorëve të ngjarjeve të vjetra kriminale, arrestimin e personave në kërkim dhe pastrimin nga shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope”, ka shkruar Balla.
Tutje ai tha të kontrollohet kudo për të gjetur armët që mbahen pa leje dhe ata që i shmangen drejtësisë./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...