Ditën e djeshme u përhap lajmi se Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar ishte shpëtuar nga kampi i Al Holit në Siri.
Ishin mediat në gjuhën arabe që shkruan se ishe ndërmarrë një operacion dhe vogëlushi ishte në një vend të sigurt.
Por sot Afrim Berisha, babai i Alvinit shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se djali i tij ndodhet akoma në kamp.
“Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti”, shkruan Afrim Berisha.
Historia e vogëlushit Alvin Berisha i cili u çua nga e ëma në kampin Al Hol preku zemrat e shqiptarëve pasi historia u publikua nga emisioni investigativ italian “Le Iene”.


Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira