Prej ditësh pritet që në Shqipëri të mbërrijnë qytetarët e parë afganë, të cilët do të strehohen për një periudhë kohe, për shkak të situatës në Afganistan, ku talebanët kanë marrë nën kontroll shtetin.
Por avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë të frikshme, pasi thotë se nga mijëra afganë që do vijnë në Shqipëri, qindra janë pedofilë, pasi e kanë traditë të abuzojnë me fëmijët.
“Janë me mijëra që do të vijnë. Qindra prej tyre janë pedofilë. Sepse e kanë në traditë, quhet bucha-baz. Ata veshin djemtë e vegjël si femra kërcimtare dhe i abuzojnë seksualisht”, deklaroi avokati Goxhaj në Faxnews.
Sipas tij, ka patur një debat të madh kur ishte ushtria amerikane, organizatat ndërkombëtare e ngritën si shqetësim, duke shtuar se ushtarët amerikanë nuk kishin çfarë të bënin sepse është pjesë e traditës së tyre.
“Është e frikshme! Truqia dhe Greqia kanë pritur me mijëra sirianë dhe të tjerë. E keni parë që po ndërtojnë mure gjigante? Sepse këta janë të tjerë, janë afganë dhe nuk i duan”, tha ndër të tjera avokati Altin Goxhaj.
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...