GREQI- Një mot ekstrem ka ‘pushtuar’ Athinën ku reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit.
Një situatë emergjence është krijuar edhe në Kapandriti të Athinës, ku disa emigrantë shqiptarë i janë drejtuar numrit të Top Channel “Ti Raporton” për të kërkuar ndihmë pasi janë bllokuar në këtë zonë për shkak të dëborës së madhe.
Siç shihet në pamjet është e pamundur që qytetarët në këtë zonë të lëvizin.
Temperatura të ulëta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit të keq me emrin simbolik “Medea” e shoqëruar me reshje bore dhe erëra të fuqishme ka mbi dy ditë që po shkakton probleme të mëdha.
“Jemi shtetas shqiptarë që paguajmë taksat rregullisht në shtetin grek, si dhe në shtetin shqiptar e jemi shumë të zhgënjyer nga të dy shtetet që nuk kemi përkrahje kur ne kemi nevojë” denoncon emigranti shqiptarë.
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 ...
Familja kosovare nga Kanadaja njofton për humbjen tragjike t...
Autoriteti palestinez shpreson në ringjalljen e procesit të ...
Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin ...