Shoqërohet në polici Safet Bajri në lidhje me atentatin e ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos rëndë një tjetër.
Më herët, në polici u shoqëruan edhe katër persona të tjerë.
Shënjestra të atentatit, ishin Hamza Liçi, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Arlind Bushati, i cili vdiq më vonë në spital. Lici dhe Bushati, ndodheshin në një automjet dhe po lëviznin në momentin që iu bë atentat.
Viktimë mbeti edhe Flutura Basha, e cila po lëvizte me motoçikletë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, pasi u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Liçi dhe Bushati./abcnews.al
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër