Dy shqiptarë kanë rënë pre e një atentati të ndodhur mesditën e kësaj të diele në kryeqytetin grek, Athinë.
Mediat greke raportojnë se sulmi me armë ka ndodhur jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini. Deri më tani bëhet me dije se ka ndërruar jetë një prej tyre, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Newsbomb.gr raporton se viktima ishte pronari i një biznesi në lagjen Peristeri të Athinës. Autorët duket se e kanë ndjekur viktimën e tyre, ndërsa policia po e heton vrasjen e tij si një larje hesapesh.
Sakaq, i plagosuri është dërguar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark. Po ashtu raportohet nga mediat greke se i plagosuri kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, vetëm pak ditë më parë.
Burime policore për median greke Zougla.gr thonë se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz. Sipas informacioneve të para, autorët lëviznin me një makinë të llojit “I.X” me ngjyrë të bardhë, që ishte vjedhur mëngjesin e sotëm në lagjen Patisia.
Në zonë ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë ngjarjen./A2cnn
Tifozët e Celticut me një mesazh kundër Izraelit
Shefi i zyrës së BE shkon në QKN, vëzhgon nga afër procesin ...
Numri i të plagosurve në Mynih të Gjermanisë rritet në 20, m...
Policia gjermane kërkon ndihmën e qytetarëve: Nëse keni bërë...
Dështon takimi i thirrur nga Hyseni për votimin e buxhetit k...
Për 24 orë u ngritën 38 aktakuza kundër 52 personave